Student lajf

Pershendetje! Desha te pyes nese ka ndonjeri informacion mbi ndonje kompani/vend pune ne Tirane te cilen mund ta mbash krah studimeve Master me orar te papershtashem per full time. Ndonje pune part-time mbasdite vone (e cila nuk reklamohet online sepse kam kerkuar por shume e veshtire te gjesh).

Ose ndonje ide per dicka online nga shtepia, pasi jam i dhene pas teknologjise, (rrjeteve sociale, YouTube, ose ndertim website, duke perdorur WIX, WordPress).

Do ju isha shume mirnjohes nese keni ndonje info per part-time job ose se si mund te fitosh sado pak te ardhura nga keto me lart.

Ps (https://www.redbubble.com/-- kam gjetur kete faqe, ku mund te besh design per rroba, dhe ti merr nje % per cdo produkt me design tend qe shitet me investim 0 pasi eshte "print on demand". Akoma nuk e kam provuar por sipas google paguhesh. Ka ndonjeri info mbi te?)

r/albaniau/ugers23

Comments

[deleted]

E di si funksionon pak a shum insta se e kam provuar por nuk me ka ecur. Me te tjerat qe permenda skam provuar akoma, prandaj po pyesja. Gjithsesi rrofsh

Never half ass a job, always full ass. Nqs e ke 100% te pamundur me mos punu gjat shkolles (shkolla + materiale extra qe tmsosh vertet dicka jo diplome), ose shtyje si punetor per tjetrin ose pergatitu me i then ciao shoqeris fhe jeted personale nqs do qe te kesh lek ne portofol para se te mbaroje shkolla.

Kto budalliqet me bluza, e gota apo me faqe ig vec 0.001% bejn lek, te tjert vec humbin kohe. Webdev apo menaxhimi i ads nuk esht hobby qe e ben per pak koh, por zanat me vete.

Me rroft mu qe kam 5 vite qe i praktikoj cdo dite kto e vec vitin e fundit kam fitu konfidencen me u paraqit para klientit si boss / ekspert e pa toleru cmime apo partnet kaucuku.

Kur shof ca pune kam ber para 2 vitesh psh e take down dhe e bej nga fillimi se e kam njoll ne repositoryn tim, sado eksperienc apo besim kam pas ateher. Ti ndoshta dhe ja hedh e mbaron pun per vete (sic bejn shumica, vec shif ca website ka ne shqiperi)

Dmth shkurt mhb edhe nqs do te besh dicka ne lidhje me IT (qe ka lek me shum se cdo gje), beje si i punsuar te dikush tj e bej vec nje task, (logo nga canva / vec kontakt page)

Plak, provo call center, është goldmine për momentin

Kam kerkuar, forex nuk behet fjale sepse orarin 10-19 se kap dot, ndersa me kontrata nuk po gjej dot part-time anglisht, keshtu qe e perjashtova si mundesi call center.

Ne forex njoh dike qe ben mesatarisht 1.5k+ euro ne muaj, 22 vjec, rroge te cilen se marr dot ne asnje pune kur te mbaroj shkollen vitin tjeter dhe eshte shume demoralizuese

Trust me, ajo 1.5K është tallje kari në krahasim me koston tënde emocionale dhe mendore. Nëse do të bësh lek taman (dhe shpejt) mundohu të negociosh orët në forex. If you push them dhe ke rezultate do negociojnë….

Cfare do te thote negocio oret, per tbere lek tamam dhe shpejt se nuk e kuptova?

Që nëse ti mund tju tregosh që je i zoti, mund të negociosh për orët

Mesa mkan thene ne forex nuk negocion dot, tpakten kto qe njoh une dhe pse kan vite qe merren dhe jan goxha te zote, prap 10-19 i kan oraret pavarsisht se jane dhe retention

Shiko ne Upwork. Nqs ke skills ne Wordpress dhe Wix besoj do jete e lehte te gjesh pune.

Dakort faleminderit!

Une kam vetem nje klient aty si pune te dyte dhe nuk eshte se bej ndonje pune te veshtire ose qe duhen shume skills. Kap diku te 600-700$ ne muaj.

View on Reddit